leoni

Edi Rama: Teoria që trau ka ndarë kombin është e pakuptimtë, tarifa në Rrugën e Kombit nuk mund të hiqet

Nesër do të hyjë në fuqi taksa për qarkullim në Rrugën e Kombit, protesta kanë paralajmëruar edhe bizneset

Të hënën e javës së ardhshme pritet që të hyjë në fuqi taksa për qarkullim në Rrugën e Kombit, ndërsa kompania që ka marrë me koncension shërbimin, ka zgjeruar në 10 sportele pikën e pagesës dhe tashmë është në fazën e testimit të sistemeve. Por duket se edhe kësaj radhe pagesa për rrugën ka lënë shumëkënd të pa kënaqur. Për çmimin e lartë janë ankuar kosovarët madje Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar që të ndërpriten shkëmbimet tregtare me Shqipërinë. Por kjo nuk është e tëra pasi banorët e zonave tjera përveç Kukësit kanë paralajmëruar protesta për shkak se ata nuk janë përfshirë në uljen e fundit që ka bërë Qeveria. Protesta kanë paralajmëruar edhe bizneset. Tarifat bazë janë: për motor 2.5 euro, vetura 5 euro, autobusë dhe kamionë 11.2 euro, kamionët e mesëm 16.2 euro dhe kamionët e rëndë 22.5 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …