Kapiteni i FSK-së, Fatmir Lami, shpallet më i miri në Universitetin Ushtarak për Logjistikë në “Fort Lee”

Kapiteni i FSK-së, Fatmir Lami, shpallet më i miri në Universitetin Ushtarak për Logjistikë në “Fort Lee”

Oficeri i FSK-së, kapiteni Fatmir Lami, pjesëtar i Batalionit të Logjistikës në BMO-së, ka marrë pjesë, nga data 28 shkurt 2018 e deri më 14 shtator 2018, në Kursin e Karrierës për Kapiten për Logjistikë, në Universitetin Ushtarak të Logjistikës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë kurs kanë marrë pjesë oficerë të ushtrive nga Kosova, Japonia, Egjipti, Brazili, Greqia, Jordania, Turqia, Arabia Saudite, Estonia dhe Letonia. Në mesin e përfaqësuesve të këtyre vendeve, kapiteni i FSK-së, Fatmir Lami shpallet oficeri më i mirë ndërkombëtar në  mesin e 13 oficerëve pjesëmarrës nga këto shtete të botës, ndërsa në nivel  të përgjithshëm prej 119 pjesëmarrësve, Fatmiri zuri vendin e shtatë.  Edhe ky sukses tregon se pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës janë shumë të përkushtuar dhe me motivim të lartë. Kudo ku ata po  marrin pjesë,  si në trajnime apo  stërvitje ushtarake nëpër  universitete ushtarake  jashtë vendit, po tregohen më të mirët, qoftë në gara  individuale, qoftë  në ato kolektive.  Kapiteni Fatmir Lami  ka diplomuar më 12 shtator në Universitetin Ushtarak për Logjistikë në Fort Lee, SHBA.  Ai u shpreh se është i gatshëm  që përvojën  e fituar në SHBA ta zbatojë në praktikë në Logjistikën e FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …