Kryetari Begaj, viziton Gjimnazin “ Hamdi Berisha” me rastin e fillimit të mësimit

Me rastin e fillimit të procesit edukativo- arsimor në Gjimnazin ” Hamdi Berisha” në Malishevë, kryetari i komunës Ragip Begaj, i vizitoj të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe i uroj për fillimin e mësimit. Njëkohësisht në fjalën përshëndetëse para nxënësve, mësimdhënësve dhe personelit arsimor të këtij gjimnazi drejtuar të pranishmëve tha. Zotohem për të përkrahur këtë institucion arsimor, ky do të jetë prioritet i qeverisjes që drejtoi, prandaj, gjimnazi “Hamdi Berish” është aktualisht duke pritur edhe fillimin e punës së aneksit i cili do të mundësojë, kushte më të mira për të gjithë komunitetin shkollor që zhvillon mësimin e rregullt në këtë vatër diturie. Pasi ditë më parë gjimnazi ishte pjesë e renovimeve brenda objektit dhe gjithashtu është furnizuar me inventar të ri shkollor. Kryetari Begaj në fund të fjalës së tij, kërkojë nga të gjithë, mësimdhënësit, nxënësit, punëtorët teknik, ekipi drejtues i shkollës dhe prindërit angazhim maksimal që kjo vatër e diturisë të jetë shembull i suksesit dhe përkushtimit për dije.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi me bashkëpunëtor ka marrë pjesë në ditën e shkollës IAAP “Selajdin Mullabazi-Mici”

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij ka …