Aksident

Në Ditën Evropiane të Sigurisë në Rrugë me moton “ Rrugë pa aksidente”, ministri Lekaj apelon për më shumë kujdes

Në kuadër të Ditës Evropiane të Sigurisë në Rrugë me moton “Rrugë pa aksidente”, Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Departamentin për Siguri Rrugore dhe Departamentin e Automjeteve, ka organizuar testimin e frenimit të automjeteve falas për qytetarët e Kosovës. Ministri i Infrastrukturës Palë Lekaj tha së lëshimi i kontrollit teknik ndikon në rritjen e aksidenteve. “Erdhëm këtu të shikojmë kontrollin e automjeteve dhe të japim mesazh që shoferet të jenë të kujdesshëm dhe të ju bëjmë apel qendrave të kontrolleve teknike të i kontrollojnë siç duhet automjetet dhe të ruhen jetërat e njerëzve sepse çdo lëshim kontrolli ndikon në aksidente. Në jemi të përkushtuar në këtë drejtim”, tha ministri Lekaj.

Ndërsa Jeton Rexhepi nga Policia e Kosovës tha së në këtë ditë bëjnë apel që të kenë kujdes në rrugë dhe në kontrollim teknikë ”Është krijuar task-forca për parandalimin e aksidenteve dhe tashmë kemi filluar edhe më drona në pikat e rrezikshme ku mund të kenë më shumë aksidente dhe tashmë jemi edhe më shumë të angazhuar kur është fillimi i vitit shkollorë dhe jemi duke punuar që të kemi më pakë aksidentet”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …