LDK-ja nuk ia jep postin e kryeministrit, Albin Kurtit e askujt tjetër, thotë Ismet Beqiri

Ismet Beqiri: Dialogu nuk duhet të jetë i ngutshëm për Kosovën, pasi që ai është vetëm për Serbinë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri pas takimit në mes të kryesisë së kësaj partie dhe të kryetarëve të degës së LDK-së ka thënë që kjo parti beson që prapa marrëveshjes me Serbinë ka diçka tjetër duke mos përjashtuar kështu mundësinë e formimit të Asociacionit me kompetenca ekzekutive. “Është e vështirë por ne besojmë që ka diçka prapa saj. Larg asaj që mund të ketë ndonjë tendencë si Asociacioni me fuqi ekzekutive që është e papranueshme për ne dhe po ashtu tendencat eventuale për autonomi apo të ngjashme. Ne nuk po themi që e ka thënë zoti Thaçi por këtë e kemi drojë:, ka thënë Beqiri. Ai ka rikonfirmuar edhe njëherë që dialogu nuk duhet të jetë i ngutshëm për Kosovën, pasi që ai i tillë është vetëm për Serbinë. “Në i informuam për qëndrimet tona për dialogun. Ne insistojmë që e para ky dialog nuk është i ngutshëm, i ngutshëm është vetëm për Serbinë ky dialog”, ka thënë tutje ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …