leoni

Komisioneri Hahn thotë se drejtimi i dialogut nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, është i mjaftueshëm

Johannes Hahn: Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë specifike dhe jo një precedent

Marrëveshja midis Prishtinës dhe Beogradit duhet të jetë specifike, e përshtatur dhe jo një precedent. Kështu ka deklaruar komisioneri evropian Johannes Hahn për gazetën malazeze “Pobjeda” duke shtuar se ajo duhet të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar. “Pikëpamja e përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini si ndërmjetëse në negociata është e qartë dhe ishte i qartë nga fillimi i mandatit të saj – veprimi i përbashkët për një paqe të qëndrueshme midis Serbisë dhe Kosovës dhe në rajon si një tërësi është prioritet kryesor i Bashkimit Evropian “, tha ai. I pyetur nëse ndryshimet e kufijve janë të pranueshme për BE-në, eurokomisioneri tha se një zgjidhje e qëndrueshme do të thotë një zgjidhje e zbatueshme dhe realiste e bazuar në të drejtën ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri: Pushteti rëndoi mirëqenien e qytetarëve dhe funksionimin e shtetit përmes vendimeve të dëmshme dhe anti-kushtetuese gjatë vitit 2023

Abelard Tahiri: Kërkesa e PDK-së, për një pauzë 10-minutëshe u refuzua arbitrarisht

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive …