Sot bëhet 20 vite nga rënia heroike e komandantit të shquar të UÇK-së, Fehmi Lladrofcit dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Lladrofcit

Sot bëhet 20 vite nga rënia heroike e komandantit të shquar të UÇK-së, Fehmi Lladrovcit dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Lladrofcit

Sot bëhen 20 vite nga rënia heroike e komandantit të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovcit dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Lladrofcit. Bashkëluftëtarët dhe bashkëshortët, Fehmi e Xhevë Lladrofci ishin nga luftëtarët më të përkushtuar të UÇK-së dhe frymëzim për shumë burra e gra, të rinj e të reja se si duhet luftuar për atdhe. Ishin ndër figurat më emblematike të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë. Ashtu sikur jetuan, vepruan dhe luftuan përkrah njëri tjetrit ata edhe ranë krah njëri tjetrit në një betejë të pabarabartë e të ashpër kundër forcave të shumta serbe, pas një qëndrese titanike duke u bërë shembull se si duhet të luftohet për çlirimin e vendit. Bashkë me ta ra edhe studentja, Fatime Hetemi dhe shumë dëshmorë të tjerë. Fehmi Lladrovci ishte komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, emrin e të cilit do ta mbajë kjo brigadë.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …