Zyra e kryetarit Muharremaj mbushet me artistë

Në kuadër të “FESTARI 2018”, kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka pritur në zyrën e tij, artistë nga Amerika, Shqipëria, Kosova, etj. të cilët kanë ardhur në Suharekë, me ftesë të Këshillit Organizativ të kësaj feste tradicionale për Komunën e Suharekës. Kryetari Muharremaj ju ka treguar shkurt për historikun e FESTARI-t, artistëve dhe i ka falënderuar që janë bërë pjesë e këtij organizimi që Komuna e Suharekës e organizon tash e 17 vite. Në fund kryetari Muharremaj, u’a ka dhuruar nga një bluzë me mbishkrimin “FESTARI 2018” dhe nga një simbol komunal, të gjithë të pranishmëve dhe kanë dalë për të ecur së bashku deri të sheshi “Fadil Vata”, në qytet.

Kontrolloni gjithashtu

Thirrje Publike për anëtarësim në Asamblenë e Këshillit Lokal Rinor

Në bazë të nenit 15 të Ligjit për Rininë Nr. 08/L-264 dhe nenit 23 të …