OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

Sqarim i kryetarëve të organizatave të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Skënderaj

Në sqarimin për opinion që kanë bërë kryetarët e organizatave të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Skënderaj thuhet:

Ne jemi duke e përcjellë situatën rreth ngjarjeve të fundit lidhur me Listat e “Veteranëve mashtrues” (siç po i quan Prokuroria dhe mediet), gjendje kjo aspak e mirë, e cila na ka shqetësuar të gjithëve, sepse nuk është e lehtë kur në mesin e atyre listave sheh luftëtarë të dalluar, të cilët në luftën e lavdishme çlirimtare ishin përkrah nesh, në shërbim të luftës për liri e pavarësi.

Duke mos dashur të bëjmë dallime, as t’i kundërvihemi askujt individualisht në shkrimet, reagimet e sqarimet e publikuara nëpër portale të ndryshme, do të sqarojmë një gjë të qëndrueshme, për të cilën jemi të sigurt ta themi e të përgjigjemi moralisht e ligjërisht se; Në Zonën Operative të Drenicës, gjatë kohës së luftës kanë qenë katër (4) Brigada: Brigada 111, 112, 113 dhe 114, derisa Brigadat; 112, 113 e 114 kanë qenë të organizuara me Batalione, Kompani, Togje e Skuadra, pastaj Policia Ushtarake, Batalioni i Shendetësisë dhe ai i Emergjencës, kurse më vonë është themeluar e konsoliduar edhe Sektori i Kulturës, i cili sektor është emërtuar Trupa Artistike Ushtarake “Hamëz Jashari”, dhe të gjitha këto kanë pasur zinxhir komandues. Prandaj ne konsiderojmë së verifikimi i të gjithë atyre që kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së, më se miri verifikohet nga ky zinxhir komandues, duke punuar drejtë dhe pa ndërhyrje të askujt nëpër të gjitha Zonat Operative të UÇK-së.

E gjitha kjo që është bërë deri me tani si, verifikimi e tash publikimi i këtyre listave konsiderojmë se është jo e drejtë dhe aspak e pranueshme për ne. Duke marr parasysh se ka pjesëtarë, të cilët për arsye të ndryshme kanë mbetur pa u përfshi në verifikim ne kërkojmë ndjesë dhe ndërkohë, për të gjitha parregullsitë e deritanishme, nëse duhet kërkuar përgjegjësi duhet kërkuar nga zinxhiri komandues e jo vetëm nga disa individë të Komisionit Verifikues që janë përfshi në aktakuzën e prokurorit.

Duke mos dashur të përzihemi në punët e drejtësisë, as të medieve, por për shkak të korrektësisë dhe të drejtës, edhe njëherë kërkojmë që të ndalojnë fushatën e egër të nisur vite më parë kundër Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse duke u munduar ta degradojnë vlerën e Luftës së lavdishme çlirimtare po krijojnë përçarje në e popull.

 

Skënderaj

Për: OVL, Emin Lati, Kryetar

SHIL, Haki Aruqi, Kryetar

SHFD, Brahim Misini, Kryetar

  1. 9. 2018

 

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …