Në territorin e Serbisë fillon një stërvitje taktike e përbashkët ajrore ruse-serbe, e koduar, "BARS-2018"

Në territorin e Serbisë fillon një stërvitje taktike e përbashkët ajrore ruse-serbe, e koduar, “BARS-2018”

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë,  ka bërë të ditur se sot në territorin e Republikës së Serbisë fillon një stërvitje taktike e përbashkët ajrore ruse-serbe “BARS-2018”. Në stërvitje, siç ishte praktika e deritanishme, ekipet e përbashkëta të forcave ajrore ruse dhe forcave ajrore të Serbisë do të marrin pjesë me avionët luftarakë MiG-29 dhe helikopterë multi-funksional Mi-8.  Ushtrimi do të realizohet në periudhën prej 1 deri më 5 tetor dhe do të përdoren deri në 10 avionë të Armatës së Serbisë. Si pjesë e stërvitjes, pilotët e aviacionit luftarak do të kryejnë detyrat e kapjes së objektivave në ajër, ushtrimin e elementeve të luftimit në ajër, figurave komplekse të manovrimit dhe goditjeve taktike mbi objektivat tokësore. Ekuipazhet e helikopterëve do të stërvitin për kërkimin dhe shpëtimin – thotë deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë.

Kontrolloni gjithashtu

Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Vlora Çitaku: PDK-ja është gati për zgjedhje, Bedri Hamza konsiderohet si kryeministri i ardhshëm i Kosovës

Pas takimit midis kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi, nënkryetarja e PDK-së, …