Shefqet Krasniqi

Gjykata e Apelit vërtetoi vendimin e Gjykatës Themelore duke rishpallur të pafajshëm, imamin, Shefqet Krasniqi

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës me të cilin ish-imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, ishte shpallur i pafajshëm në akuzat për nxitje e urrejtjes, shtytje për terrorizëm dhe shmangie nga tatimi. Në mars të këtij viti, Krasniqi ishte shpallur i pafajshëm pas një procesi të gjatë gjyqësor. Në vendimin 30 faqesh për pafajësinë të gjykatës në Prishtinë përshkruhen në detaje gjetjet e gjykatës që ndikuan në lirimin e Krasniqit nga akuzat për tri vepra penale- nxitje e urrejtjes, shtytje për terrorizëm dhe shmangie nga tatimi. Në lidhje me veprën e parë, atë të shtytjes në kryerjen e veprave terroriste, Gjykata Themelore ka gjetur se nuk janë përmbushur asnjë nga elementet e veprës penale. “Nuk është kontestuese se i akuzuari në cilësinë e imamit ka mbajtur ligjëratat siç janë ‘Revolucioni Sirian’ dhe ‘Ndihmoni Sirinë’, mirëpo në përmbajtjen e të njëjtave nuk mund të identifikohet asnjë lloj thirrjeje, rekomandimi apo mesazhi, qoftë i drejtpërdrejtë apo i tërthortë për shtytje në kryerjen e ndonjë akti terrorist, apo bashkëngjitjen në ndonjë organizatë terroriste”, shkruhet në aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …