Kryetari Jashari ka takuar banorët e fshatit Klinë e Poshtme

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku, dhe drejtorët komunalë, të shoqëruar edhe nga deputeti i Parlamentit të Kosovës, Bekim Haxhiu, kanë takuar banorët e fshatit Klinë e Poshtme, të cilët janë njoftuar me planet e Komunës së Skenderajt për investime dhe projektet që do të realizohen në vitin e ardhshëm. Siç është shprehu kryetari Jashari, Komuna ka identifikuar nevojat dhe kërkesat e banorëve të fshatit Klinë e Poshtme, gjatë dëgjimit buxhetor të mbajtur kohë më parë, kurse tani Ekzekutivi do të reagojë duke investuar në projektet kapitale. “Buxheti i miratuar për vitin 2019, parasheh investime në realizimin e projekteve për banorët e fshatit Klinë e Poshtme”, është shprehu kryetari Jashari, duke shtuar se viti 2019 do të jetë vit realizimit të një sërë projektesh, në të mirë të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …