Kryetari Thaçi kërkon nga qytetarët e Kosovës respektim rigoroz të rekomandimeve të IKSHKP-së

Kryetari Thaçi nuk tërhiqet nga ideja e tij për “korrigjim” të kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë

Interpretime të ndryshme për deklaratat e zyrtarëve të lartë amerikanë kanë prezantuar në Kosovë, kryetari Thaçi dhe kryeministri Haradinaj, sa i përket idesë për ndryshimin e kufijve. Derisa Haradinaj ka thënë se Amerika  nuk sugjeron zgjidhje ku preken territoret dhe kufijt, në Presidencë thonë se kjo varet nga palët se çfarë marrëveshje duan. Kundërshtimet e brendshme dhe një pjese të faktorit ndërkombëtar që të mos preken kufijtë, nuk e kanë zmbrapsur Thaçin. Shefi i stafit të kryetarit, Bekim Çollaku, ka thënë se vazhdojnë të besojnë që vetëm nëpërmjet korrigjimit të kufirit, Kosova mund t’i arrijë dy qëllimet kryesore në kuadër të procesit të dialogut-njohjen nga Serbia dhe bashkimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën. Sipas tij, çështja e korrigjimit të kufirit është diskutuar edhe në takimet e fundit në Shtetet e Bashkuara.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri: Pushteti rëndoi mirëqenien e qytetarëve dhe funksionimin e shtetit përmes vendimeve të dëmshme dhe anti-kushtetuese gjatë vitit 2023

Abelard Tahiri: Kërkesa e PDK-së, për një pauzë 10-minutëshe u refuzua arbitrarisht

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive …