Qeveria ime do t’i mbështesë me subvencione të veçanta të gjithë banorët e zonave kufitare, premton Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Çeki

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Çeki. Gjatë kësaj vizite, kreu i Kuvendit do të marrë pjesë në Forumin 2000, i cili mbahet në kryeqytetin çek. Po ashtu, gjatë qëndrimit në Pragë, kryeparlamentari Veseli do të pritet në një takim të veçante nga homologu i tij çek, kryetar i Senatit të Republikës Çeke, Milan Štěch. Në takim, të dy homologët do të flasin për marrëdhëniet midis dy vendeve, mundësitë e thellimit të bashkëpunimin ndërparlamentar, si dhe vazhdimin e mbështetjes së Republikës Çeke për Kosovën në të gjitha fushat. Veseli gjithashtu do të zhvillojë edhe takime të tjera me përfaqësues të ndryshëm të politikës çeke.

Kontrolloni gjithashtu

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Arbër Jashari: Manipulimi i votave të hetohet deri te urdhërdhënësit, jo vetëm te numëruesit

Pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara nga rinumërimi i votave në disa komuna, avokati Arbër …