leoni

QKUK-ja me rrugë të reja

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe drejtorin e QKUK-së, Basri Sejdiu, të hënën inauguroi rrugët e Qendrës Klinike Universitare. Ky investim i MI-së, është realizuar me qëllim që infrastruktura rrugore e këtij institucioni të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, të ketë parametra dhe standarde evropiane dhe ta lehtësoi qarkullimin e lirë e të papenguar të pacientëve, punonjësve dhe vizitorëve. Ministri Lekaj tha se ky projekt i infrastrukturës ka ndikim pozitiv te pacientët duke u mundësuar qasje më të lehtë në klinikat e QKUK-së. Ai tha po ashtu se ndihet mirë që falë bashkëpunimit të MI-së dhe MSH-së ky projekt është realizuar në kohë rekorde. Rregullimi i këtyre rrugëve ka kushtuar mbi 180 mijë euro, dhe gjatësia e rrugëve të asfaltuara nga MI-ja është afro 2.4 kilometra.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …