Ministri i Punës dhe Mirëqenies Skender Reçica ka pritur sot në takim përfaqësues të Bankës Botërore me të cilët ka diskutuar rreth Draftit të parë të raportit të këtij institucioni sa i përket rishikimit të Skemës së Ndihmës Sociale. “Gjatë takimit të sotëm me përfaqësues të Bankës Botërore diskutuam rreth Draftit të parë të raportit të Bankës Botërore sa i përket rishikimit të Skemës së Ndihmës Sociale. MPMS, në kuadër të reformave të ndërmarra për këtë vit ka marrë përsipër edhe reformën në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare për çka në vazhdimësi jemi mbështetur edhe nga Banka Botërore. Gjatë takimit kërkova që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje”, ka shkruar ai.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
