Deputeti i PSD-së, Faton Topalli, ka thënë se është kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, arsyeja se pse ai ka vendosur që të largohet nga ky subjekt politik. “Të menduarit ndryshE në LVV na doli të jetë krimi më i madh i mundshëm. Unë nuk jam në Lëvizjen Vetëvendosje për shkak që Albin Kurti ma vodhi shpresën dhe ëndrrën për një politikan dhe politik ndryshe. Nuk jam më pak i zhgënjyer se ju, më pak i mashtruar dhe më pak i keqpërdorur, por së paku nuk jam oportunist”, është shprehur Topalli në një postim. Ai në këtë tekst është marrë me emrin e Albin Kurtit, por edhe parimet, duke ju drejtuar anëtarëve të kësaj lëvizjeje, që thotë se e kanë quajtur joparimor. Topalli ka thënë se është Kurti që ka qenë kundër Isa Mustafës sa ky ka qenë kryeministër, për disa çështje, ndërsa tash ia përmend takimin e zhvilluar së fundmi, që shton se me të Kurti e ka ftuar Mustafën të rikthehet në qeverisje.n“Cila është e vërteta dhe kush është tradhtari e kush gënjeshtari? A do të bashkëpunonte Kurti me Thaçin sikur ky i fundit të ishte në opozitë? Dhe mbi të gjitha cili është këtu parimi? Përfundimi është ky: Në luftën për pushtet si duket nuk ka parime, nuk ka dinjitet. Në këtë pikë Albin Kurti nuk dallon as nga Isa Mustafa, as nga Hashim Thaçi”, ka shtuar Topalli.
