AUTOSTRADA “ARBËN XHAFERI”, PËR TË MIRËN E MBARË VENDIT

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka reaguar lidhur me ndërprerjen e punimeve në projektin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Ky është reagimi i plotë i ministrit Lekaj:

“Është për keqardhje kur dëgjon se një projekt gjigant infrastrukturor që është në fazën e finalizimit, po pengohet. Autostrada “Arbën Xhaferi” që përveç lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve, ka ndikim pozitiv edhe në ekonominë e vendit, nuk guxon të përballet me të tilla ndalesa të organizuara për qëllime personale. Prandaj, Hani i Elezit duhet t’i gëzohet realizimit të këtij projekti, për të mirën e vendit”, ka thënë ministri Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ramosaj në 7-vjetorin e vdekjes së Ilmi Haradinajt: Njeriu që mishëroi qëndresën, urtinë dhe dinjitetin shqiptar

Të martën me 17 qershor, në 7-vjetorin e vdekjes, strukturat komunale të Deçanit prirë nga …