Enver Hoxha

Sot shënohet 110-vjetori i lindjes së Enver Hoxhës

16 tetori shënon ditën kur në vitin 1908, në Gjirokastër  kishte lindur, Enver Hoxha, prijësi komunist i Shqipërisë, personaliteti më me ndikim dhe me reputacionin më të  fortë kombëtar e ideologjik të kohës,  themeluesi  i Partisë Komuniste Shqiptare, komandanti partizan, i cili me bashkëluftëtarët  e tij,  udhëhoqi me shumë sukses luftën Antifashiste Nacional-çlirimtare dhe ndërtimin socialist të vendit.

Gjatë tërë kohës së qëndrimit të tij në krye të Shtetit e të Partisë, kishte qenë figura ideologjike e politike e unitetit shtetëror e mbarëkombëtarë. Edhe pse disa qendra botërore kishin bërë përpjekje të pareshtura për ta rrëzuar nga froni, asnjë prej tyre nuk kishte arritur. Po thuajse të gjithë kishin dështuar. Ky dështim i qarqeve më të fuqishme të botës  ia shtonte fuqinë dhe besimin se askush nuk mund t’ i bënte asgjë. Dështimet e tilla, bënin që Enver Hoxha ta sforconte bindjen se ishte i pathyeshëm, në radhë të parë sepse ishte në të drejtën e tij dhe në saje të besimit se komunizmi një ditë do të përhapej në tërë botën. Edhe ashtu, në kohën e tij, socializmi ishte ideologji mbisunduese në dy të tretat e botës. Ishte ajo forca magnetike, e cila e tërhiqte dhe për më tepër,  ai me kohë kishte filluar të besonte se pasonte dhe e ruante me konsekuencë marksizëm-leninizmin e vërtetë, atë burimor.  Ai ishte fiksioni i tij.

Figura dhe personaliteti i Enver Hoxhës do parë e studiuar  në të gjitha dimensionet kombëtare, ideologjike, politike, filozofike, gjithnjë në kontest me kohën, me kushtet e rrethanat mbizotëruese gjeopolitike dhe gjeostrategjike në botë. Mbi të gjitha do parë afria e tij me njerëz, dashuria për ta, sinqeriteti dhe miqësia, pa lënë anash edhe luftën pa asnjë kompromis kundër të keqes, kundër tradhtisë, kundër armikut të klasës, kundër asaj që ai e konsideronte të keqe e tradhtare dhe besonte me gjithë mend se   ishte e tillë. Ashtu kishin menduar edhe: Marksi, Engelsi, Lenini, Stalini, Tito, Mao Ce duni, Fidel Kastro, Zhivkovi, Dupçeku, Hrushqovi, Ho Shi Mini, dhe qindra udhëheqës komunistë nga mbarë bota. Enver Hoxha në të gjallë të tij  nuk e pa rrënimin dhe rënien e sistemit, te i cili i kishte varur shpresat dhe kishte punuar  gjatë tërë jetës.

Ai vdiq me besim se Shqipëria do të mbijetonte. Po ashtu vdiq me besimin e patundur se Jugosllavia, e sëmura e Ballkanit, do të shpartallohej dhe Kosova e viset e tjera shqiptare do të çliroheshin nga robëria. Për shumë çka koha dhe zhvillimet pas vdekjes së tij i  dhanë të drejtë, por është e pafalshme padrejtësi që po vazhdon t i bëhet ende nga politika shqiptare, e cila ka frikë nga vetvetja ta pranojë të vërtetën për Enver Hoxhën. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj thotë se tema e taksës dhe ushtrisë tashmë janë kryer dhe shumë të tjera do të kryhen pa Pacollin

Deputetja Time Kadriaj ka kritikuar Vetëvendosjen për mungesë të konsultimeve me grupet parlamentare

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka kritikuar Vetëvendosjen për …