Brickos

Enver Hoxha

Enver HOXHA: “ Shqipëria nuk është një shtet prej tre milionë banorësh por, një komb prej gjashtë milionësh !

(Ky fjalim  është marrë nga gazeta „Kushtrimi i Lirisë “, organ i Partisë Revoluçionare Shqiptare nr.10/1994, përgatitur nga Mehmet Musa)

 

       Kam nderin e madh dhe ndihem tejet i privilegjuar, që sonte këtu në këte tubim madhështor, të gjendem midis jush, të dashur bijë e bija të gjysmës së Shqipërisë së okupuar nga Serbo-sllavia, që bashkërisht të përkujtojmë 86, vjetorin e lindjes së birit më të madh që ka nxjerrë trualli shqiptar gjer më sot, shokut, Enver Hoxha.

Njëherit i falënderoj nga zemra kryesinë e klubit zëmadh, “Emin Duraku”, këtu në Düsseldorf, për organizimin e këtij përvjetori, me rëndësi të veçantë në rrafshin kombëtar.

Trajtimi objektiv mbi baza shkencore e historike, për ndihmën kolosale që i dha popullit shqiptar Enver Hoxha, natyrisht që është detyrë imediate e shkenctarëve dhe akademikëve, në përgjithësi, e në veçanti, e atyre që pikërisht në kohën dhe epokën e Tij, u formuan dhe u shkolluan si intelektualë me qëllim që të frenohet sa më parë, fushata e shfrenuar e të pavërtetave që është ndërmarrë nga të katër anët e globit, kundër personalitetit dhe veprës legjendare të të pavdekshmit, shokut Enver Hoxha.

Një vlerësim i tillë, natyrisht,  duhet të jetë objektiv dhe pa kurrfarë paragjykimesh politike e ideologjike, duke marrë parasysh rrethanat dhe kohën kur jetoi e veproi Ai, sepse çdo gjykim tjetër do të ishte një bllof, i cili do t`iu kishte shërbyer trillimeve e demagogjive që zihen diku në Vashington, përvëlohen në Moskë, flladiten në Beograd e hahen në Prishtinë e Tiranë.

Në fund të fundit e vërteta është e thjeshtë dhe e lehtë të kuptohet. Jemi akoma gjallë  ne që në atë kohë,  sa ishte gjallë Enveri, ishim të rreshtuar nëpër organizata ilegale dhe luftonim për çlirimin e trojeve shiptare nga bishat e ardhura nga Karpatet. Ne, nuk i takojmë taborrit tjetër që i shërbenin me mish e shpirt të shitur armikut serb, e që  sot janë më aktivët në fushatën kundër të pavdekshmit Enver Hoxha.

        Jemi dëshmitarë të një ndeshjeje legjendare të dy të kundërtave që nuk mund t’i pajtojë as vdekja e as hiri i tyre : në njërën anë ishte e vërteta, e mira, moralja e njerzorja, e cila është gojëmbyllur e duarlidhur, por gjakftohtë para shumë të papriturave që mund të ndodhin,  dhe në anën tjeter: gënjeshtra, amoralja, jonjerëzorja, intriga me forcën e pushtuesit prapa…!

           Nuk e kam mendjen në këte rast të ndalem në kontributin e Enver Hoxhës dhënë Shqipërisë brenda kufinjve administrativë të gjysmës së Shqipërisë, sepse ajo është më se evidente por, do të ndalem në kontributin e Tij dhënë Kosovës dhe viseve tjera shqiptare, nën okupim.

Ishte pikërisht Enver Hoxha, Ai i cili i dërgoi dy divizione të UNÇL  në Kosovë për të ndihmuar vëllezërit kosovarë për t´u çliruar nga okupatori nazifashist dhe tradhëtarët e vendit, sepse ishte i vetëdishjshëm se vetëm një front i fortë nacionalçlirimtar do të bënte që Kosova pas luftës të vendosë për bashkimin me mëmën e vet, Shqipërinë.

Edhe për organizimin e Konferencës së Bujanit, me 31 dhjetor 1943, dhe 1 e 2 janar 1944, në të cilën u proklamua se edhe viset tjera shqiptare duhej t´i bashkohen trungut amë, prapseprap, frymëzuesi kryesor ishte Enver Hoxha.

Kam nderin e madh dhe ndihem tejet i privilegjuar, që sonte këtu në këte tubim madhështor, të gjendem midis jush, të dashur bijë e bija të gjysmës

Kërkesa zyrtare që trojet shqiptare duhej t´i bashkohen Shqipërisë, është vepër e Enver Hoxhës i cili, përveç letrave dërguar udhëheqjes më të lartë të ish Jugosllavisë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, e kërkoi këte gjë edhe në takimin që pati me satrapin Tito, në vitin 1946.

Gjate gjithë kohës, mbi katër dekada e gjysmë, ishte Shqipëria me Enver Hoxhën në krye që u bënë frymzuesit kryesorë  të luftës që zhvilluan forcat atdhetare kundër njerkës Jugosllavi si në aspektin moral si në aspektin organizativ.

Si shembull për të ilustruar këte mund të përmendim vetëm një rast, rrugëtimi i gjatë ilegalisht nëpër fusha e male i revolucionarit dhe atdhetarit Rexhep Mala, sot, hero i kombit, për t’u konsultuar me udhëheqjen më të lartë të shtetit shqiptar për vazhdimin e mëtejshëm të luftës çlirimtare në Kosovë, dhe për t’u kthyer prap ilegalisht në Kosovë. Raste të tilla ka sa të duash !

Sektori i veçantë për Kosovën i formuar nga kosovarët atdhetarë që ishin arratisur në Shqipëri që e përbënin; Sali Shatri, Shaban Braha, Ramadan Shala, Ajet Haxhiu e të tjerë ishte formuar pikërisht me direktivë të Enver Hoxhës.

Në planin legal Enver Hoxha, ndihmoi Universitetin e Prishtinës duke dërguar kuadro të fushave të ndryshme shkencore të Universitetit të Tiranës për, të ngritur e zhvilluar shkencën, kulturën e diturinë .Kongresi që u mbajt në Tiranë në vitin 1972, për njësimin e gjuhës shqipe ishte kulmi i bashkimit të territoreve shqiptare.

Me 10 Qershor  të vitit 1978 në Prizren, me kontributin e çmuar që dha Enver Hoxha u festua  përvjetori jubilar me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Ajo, ngjarje ndikoi ndieshëm tek populli, në përgjithësi e posaçërisht në rininë tonë që zgjoi nga gjumi për të vazhduar rrugën e gjyshërve tanë, në  rrugën drejtë lirisë.

         Kumtesat që u lexuan nga njerëz të shkencës që ishin mbledhur nga e gjithë bota shqiptare atë ditë nuk kishin përmbajtje të ortodoksizmit, muslimanizmit, katolicizmit, komunizmit, e as të demokracisë së ndytë, por kishin thelb dhe përmbajtje vetëm ate të shqiptarizmit.

Nga ky frymëzim, lulëzuan, u forcuan, u rritën dhe u kalitën organizatat ilegale anë e kënd Atdheut të robëruar për t’i dalë Zot atij,  duke  jetësuar programin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Për të gjithë anëtarët e këtyre organizatave, pa përjashtim, frymëzimi për gjithë aktivitetin që zhvillonin ishte  i pavdekshmi, Enver Hoxha. Nga aktiviteti i pandërprerë i këtyre forcave, ndër të tjera, u arrit që  lugati i quajtur Jugosllavi, ngadalë por në mënyrë të sigurtë  të shpërbëhej.

Vrasjet, keqtrajtimet e burgosjet, nuk do t’a arrinin kurrë qëllimin e zhdukjes së këtyre forcave, sepse këta bij dhe bija të lokeve shqiptare, e kishin dhënë betimin nëpër bodrumet dhe malet e Kosoves, para flamurit kombëtar dhe para fotografisë së të madhit Enver.

Për të argumentuar këte fakt, mjafton të shfletohet shtypi revolucionar i asaj kohe dhe konkretisht broshura, “Këngët e Lirisë”, që shkruan:

Rini e Kosovës

Rini e maliherit

Rini syshqiponjë

Rini e Enverit

Në atë kohë, tre ishin alternativat e mundshme:

  1. të ishe Titisto-Rankoviqist, komunist. 2.të ishe indiferent dhe 3. të ishe ushtar i popullit dhe përkrahës i mësimeve të Enverit.

Të ishe Titisto-Rankoviqist, ishte rruga më e lehtë, rrugë e privilegjeve dhe salltaneteve por në të njëjtën kohë ishte rrugë e turpit dhe tradhtisë.

Të ishe indiferent, ishte rrugë e pritjes së momenteve të volitshme, po qe se vinin. Dhe rruga e Enverit, ishte rrugë me plot rreziqe e sakrifica, rrugë e nderit, krenarisë, lirisë dhe revolucionit.

Pikërisht këte rrugë  e ndoqën organizatat ilegale, pa përjashtim, të cilat ideator e udhëheqës shpirtëror kishin Enver Hoxhën.

          Të gjitha këto që thamë, bënë që në popull të ngrihej vetëdija kombëtare, dhe produkt i saj ishin demostratat e lavdishme të vitit 1981, të cilat përgjithmonë i zhdukën iluzionet e një pjese të mirë të njerëzve në

” bratsvojedinstvon”, e proklamuar të titistëve dhe zagarëve shqiptarë.

Dhe prap në horizontin kosovar si gjithmonë u paraqit i madhi Enver në përkrahje të tyre, qoftë me artikuj përmes „Zërit të Popullit“, siç ishin; ”Pse u përdor dhuna dhe tanket kundër shqiptarëve të Kosovës”, apo „Kërkesa për t’i njohur Kosovës statusin e Republikës është e drejtë ”, qoftë, me fjalime e deklarata si ajo e Kongresit të 8-të të PPSH-së .“mos e zemroni shqiptarin se në flakë do të ndizet e tërë Jugosllavija”, apo fjalimi para zonës zgjedhore 210 të Tiranës.

Vepra madhështore  që do mbesin përjetë të jetëve, thesare të çmuar të historiografisë shqiptare dhe fakte të pakundërshtueshme që Enver Hoxha tërë jetën e vet punoi, veproi dhe u përpoq me aq sa kishte mundësi për bashkimin e trojeve shqiptare në një Shqipëri të të gjithë shqiptarëve. Ndërsa letërkëmbimi i Enver Hoxhes me dy ndër figurat më të çmuara të shqiptarisë: me Fan.s.Nolin dhe Jusuf Gërvallën, për çeshtjen e atdheut, do shëndritë sot e mot mbi trojet iliro-dardane.

       E sot udbashë e kriminelë gjakatarë, të cilët deri dje akuzonin Enver Hoxhën që po përzihet në punët e brendshme të Jugosllavisë, sot e akuzojnë prap Enverin se pse nuk i shpalli luftë Jugosllavisë, për t’a çliruar Kosoven.

Ne  kemi të drejtë të pyesim se pse sot Sali Protopapa alias Berisha, nuk po e sulmon Serbinë që është vetmuar për ta çliruar Kosovën? Ai qe i pari  që  njohu shtetet e posalindura nga ish Jugosllavia por që kanë gjysmën e territoreve shqiptare, siç  njohu Maqedoninë.

Situata alarmante, sjellja e farës së përçarjes në kombin tonë, akuzat dhe shpifjet falso të pa argumentuara kundër Enver Hoxhës, rehabilitimi i kriminelëve dhe bashkëpunëtorëve të nazifashizmit, i atyre njerëzve edhe me të zinjë se nata, që deri dje na thernin pabesisht me thikë pas shpine ose, të tjerëve që qëndronin pas perdeve, e ka çorientuar luftën e shenjtë të popullit tonë.

Kjo që po ndodh tani nuk është e rastit, por është shpërthim i qelbit të akumuluar për 50 vjet  nga forca të errëta të njerëzimit, nga lindja e përendimi. Sa ishte gjallë Enver Hoxha, zagarët e tillë, të mbledhur rrugëve të botës lehnin pa ndërprerje dhe sulmonin Shqiperinë.

Ato grupe në të cilat, mjerisht, kishte edhe plehëra shqiptarësh, futeshin përmes Jugosllavisë dhe Kosovës, por pa e parë diellin me sy shkatrroheshin dhe shpartalloheshin nga një popull ushtar i prirë nga trimi Enver Hoxha.

Ata qenë që lehnin pa ndërprerë, kurrë nuk patën sukses. Ata lëviznin bishtin para padronëve të tyre dhe prap le të lehin, se për ate paguhen…!

Të nderuar vëllezër e motra, le të na shërbejë gjithë jeta, vepra dhe mësimet e kolosit të madh të kombit tonë Enver Hoxhës, në luftë për çlirimin tonë nga çizmja sllave. T’i luftojmë dhe mënjanojmë përçarjet në mesin tonë, e të bashkohemi si vellai me vëllanë për çlirimin  dhe bashkimin  e  trojeve arbërore.

Rroftë kujtimi i ndritur i shokut Enver Hoxha

Lavdi jetës dhe veprës së shokut Enver

Rroftë populli shqiptar

Düsseldorf e dielë ,16 tetor 1994.

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …