Ka filluar rregullimi edhe i një rruge në Banjë

Në kuadër të rregullimit të rrugëve në vendbanimet e Komunës së Malishevës, këto ditë ka filluar rregullimi i rrugës për në lagjen Binishi, në Banjë. Ecurinë e punimeve në këtë rrugë, e ka parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është ndarë i kënaqur me punët që janë duke u bërë në rregullimin e kësaj rruge. “Punët po ecin mirë dhe deri më tani cilësia e punimeve është shumë e mirë. Besoj që shumë shpejt kjo rrugë do të jetë e gatshme për asfaltim dhe në shërbim në banorëve të kësaj lagje”, tha nënkryetari Berisha, gjatë inspektimit të punimeve në këtë rrugë. Rruga në lagjen Binishi në Banjë, është e gjatë mbi një kilometër, ndërsa rregullimi i saj, ka rëndësi të madhe për banorët e lagjes dhe në veçanti për nxënësit, të cilët vijojnë mësimin në shkollën “Naim Frashëri”, e që deri më tani është dashur të udhëtojnë nëpër baltë apo pluhur, për të shkuar në shkollë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjendja nën kontroll dhe rrugët të kalueshme pas reshjeve të shiut në komunën e Vitisë,

Pas reshjeve të pandërprera të shiut gjatë natës, gjendja në Komunën e Vitisë paraqitet stabile. …