NATO: Misioni i KFOR-it do të mbetet në Kosovë i angazhuar për të ofruar paqe dhe stabilitet

Zyrtarë nga NATO-ja kanë deklaruar se ata e mbështesin transformimin e FSK-së nën mandatin e saj

Zyrtarë nga NATO-ja kanë deklaruar se ata e mbështesin transformimin e FSK-së nën mandatin e saj, por jo edhe nëse kjo gjë ndërron. “Pozicioni i NATO-s është i qartë: NATO-ja mbështet zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës nën mandatin e saj aktual. Forca e Sigurisë së Kosovës është një forcë profesionale dhe një burim stabiliteti rajonal”, thuhet në përgjigjen e tyre. Tutje në përgjigjen e NATO-s, thuhet se nëse i ndërrohet mandati FSK-së atëherë do ta rishqyrtojnë edhe angazhimin e tyre në Kosovë. “Nëse ky mandat evoluon, Këshilli i Atlantikut të Veriut do të duhej ta rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s në Kosovë. Është e rëndësishme që çdo iniciativë në lidhje me mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës duhet të konsultohet plotësisht me të gjitha komunitetet në Kosovë dhe me aleatët e NATO-s. NATO-ja mbetet e angazhuar për sigurinë dhe për stabilitetin e Kosovës përmes KFOR-it, operacionit tonë më të gjatë”, thuhet në këtë përgjigje.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …