Në Junik po vazhdon aksioni “Ta pastrojmë Kosovën”

Edhe të dielën me intensitet te lartë dhe në mot me shi është punuar që Juniku të jetë i pastër ashtu si i ka hije. Aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, i janë përgjigjur të gjitha kompanitë që veprojnë në Junik. Ky aksion po ndiqet nga afër nga drejtor komunal, zyrtar dhe inspektoret. Qytetarëve ju bëhet apel që nga tash e tutje mbeturinat inerte mund të hedhen në vendin e quajtur “Llugat e Begut “, prandaj nga sot e tutje Juniku do të jetë shembull i pastërtisë, andaj ta mbajmë së bashku të pastër, thuhet nga zyrtarët komunal të Junikut.

Kontrolloni gjithashtu

Titujt e Kampionëve nuk kanë të ndalur për skuadrat ferizajase

Ferizaj ka shkruar histori në volejbollin e Kosovës duke fituar titullin e dytë të kampionit …