Takimi i tretë i kryetarit Latifi me punonjësit e administratës, kërkon respektimin e orarit të punës, vendimet dhe urdhëresat

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka mbajtur takim e tretë me punonjësit e administratës, nga të cilët ka kërkuar respektimin e orarit të punës, vendimeve dhe urdhëresave që nxirren nga ai. Në fillim të takimit kryetari Latifi tha se kanë kaluar tre muaj nga takimi i fundit ashtu siç ju kam premtuar takime të ngjashme do të mbajmë çdo tre muaj. Ju njoftoj se nga takimi i fundit bazuar në sistemin për vijueshmërinë e punëtorëve në punë, ka pasur progres në respektimin e orarit të punës. Ashtu siç kam thënë edhe në takimet tjera, unë jam për respektimin e orarit të punës, në mënyrë që të mos vijë deri te dhënia e vërejtjeve apo edhe heqja e mëditjeve për mos respektimin e orarit të punës. Kryetari Latifi tha gjithashtu se kompromis për punëtorët të cilët bien ndesh me ligjin dhe mos respektimin e orarit të punës nuk do të ketë dhe se do të marr masa, për çfarëdo shkelje eventuale konform ligjeve në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …