Lekaj pret në takim kryetarin e Hanit të Elezit

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, të hënën priti në takim kryetarin e komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma. Lekaj ka dëgjuar nga Suma të gjitha kërkesat dhe ankesat që banorët e komunës kanë parashtruar për punimet që po zhvillohen në autostradën “Arbën Xhaferi”.

I pari i dikasterit të Infrastrukturës ka premtuar se do të shqyrtohen të gjitha ankesat që banorët e Hanit të Elezit kanë. Pas këtij procesi, Lekaj dhe Suma do të takohen edhe me përfaqësuesit e punëkryesit \”Bechtel & Enka\”, për shqyrtim të mundësisë të zgjidhjeve të problemeve që qytetarët kanë shprehur.

Kontrolloni gjithashtu

Banorët e komunës së Rahovecit votuan projektin “Hapja e Lumit në fshatin Opterushë

Në ciklin e takimeve për buxhetim me pjesëmarrje, banorë të shumtë nga vendbanimet dhe lagjet …