Scott: Uashingtoni do të mbështes çdo zgjidhje afatgjate, të qëndrueshme, për të cilën pajtohen Kosova dhe Serbia

Ambasadori amerikan, në Beograd, Kyle Scott thotë qëndrimi amerikan për Kosovën është u mirënjohur

Ambasadori amerikan, në Beograd, Kyle Scott, ka folur sërish lidhur me  deklaratën e tij se Kosova është shtet i pavarur  që shkaktoi reagime në Serbi. Ai u tha sot gazetarëve në Beograd se ky është një qëndrim i mirënjohur i Shteteve të Bashkuara dhe se nuk kishte parë ndonjë gjë të diskutueshme në atë deklaratë. Diplomati amerikan nuk beson se deklarata e tij do të ndikojë në marrëdhëniet e mira midis Beogradit dhe Washingtonit. Një javë më parë  ambasadori Scott deklaroi se Qeveria e Kosovës nuk është e ashtuquajtura Qeveria e Kosovës, por shtet i pavarur dhe sovran, me përfaqësuesit e tij të zgjedhur.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …