Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama ligjëroi para studentëve të Universitetit ISA BOLETINI në Mitrovicë

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama ka shpjeguar rrugën e transformimit të kësaj force në Ushtri të Kosovës

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant, Rrahman Rama, ka shpjeguar rrugën përmes së cilës do të bëhet transformimi i kësaj force  në Ushtri. Ai ka treguar se FSK-ja është e gatshme të zbatojë planet e tranzicionit që nga dita e parë kur Kuvendi të vendosë për transformim të FSK-së në Ushtri të vendit. Fillimisht ai ka treguar se periudha e tranzicionit është planifikuar të jetë dhjetëvjeçare, por ka shtuar se nëse gjithçka ecën mirë mund të përfundojë edhe më shpejtë. Ai ka thënë se janë të kënaqur edhe me buxhetin, që ka thënë se i shton çdo vit nga 5.5 milionë euro më shumë kësaj force. “Me plot përgjegjësi e them që jemi të gatshëm kur të merret vendimi politik të implementojmë planet. Planet janë fleksibile. S’dua të diskutoj për kohën. Sa më shpejtë të jetë e mundshme ne do të veprojmë. Kemi ardhur në përfundim pas analizave, që për 10 vjet të jemi me të gjitha kapacitetet e mjaftueshme për të.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …