Fatmir Limaj, dhe Shyqiri Bytyqi, kanë pritur në takim përfaqësues të SBASHK-ut

Fatmir Limaj, dhe Shyqiri Bytyqi, kanë pritur në takim përfaqësues të SBASHK-ut

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, dhe ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, kanë pritur në takim përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Limaj i ka inkurajuar përfaqësuesit e SBAShK-ut që të jenë pjesë përbërëse e të gjitha institucioneve këshillëdhënëse dhe hartimit të strategjive në funksion të përmirësimit të gjendjes së arsimit në Kosovë. Ndërsa ministri Bytyqi, ka thënë se do të trajtojë çdo kërkesë që vjen nga SBAShK-u. Bytyqi ka thënë se ministria të cilën ai e drejton mbetet e përkushtuar për rritjen e cilësisë në arsim në të gjitha nivelet. Limaj dhe Bytyqi janë zotuar se do t’i marrin parasysh kërkesat e SBASHK-ut dhe do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre. Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK-ut ka ngritur disa shqetësimet lidhur me Projektligjin për mësimdhënësit e viteve të ‘90-ta dhe Projektligjin për pagat, për të cilin ka thënë se është diskriminues për mësimdhënësit. Ai ka kërkuar ndihmën e Qeverisë që gjatë shqyrtimit në Kuvend të këtij projektligji të merren parasysh kërkesat e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …