Shpend Maxhuni

Policia mbron Shpend Maxhunin, kërkon hetimin e katër policëve që informuan për rastin kriminal

Policia e Kosovës merr në “mbrojtje” Shpend Maxhunin dhe kërkon hetimin  e katër policëve që lajmëruan për mediet rartin e krimit në veturën e djalit të ish kryepolicit, tani drejtorit të AKI-së. Katër zyrtarë policorë po hetohen nga Inspektorati Policor i Kosovës për shkak të dyshimeve se u kanë dhënë gazetarëve informata në lidhje me përfshirjen e djalit të shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni, në një rast penal. “Gjurmët” se cilët policë e kanë shikuar në sistemin e të dhënave rastin “Maxhuni” janë provat që Inspektorati Policor i Kosovës synon t’i mbledhë për t’i dorëzuar në Prokurori kundër zyrtarëve të cilët mund të jenë “burimet e informacioneve” të publikuara fillimisht në “Kohën Ditore” e pastaj edhe në media të tjera. Pa kaluar as 48 orë prej kur gazeta e ka botuar çështjen e përfshirjes së Shpëtim Maxhunit në një rast penal, shkrim që është publikuar edhe nga mediat e tjera, Inspektorati Policor i Kosovës është aktivizuar për të zbuluar se si ka rrjedhur informata. Policëve të dyshuar u janë konfiskuar telefonat, ndërsa Inspektorati Policor i Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e Departamentit të IT-ve për të konfirmuar se kush nga policët është futur në sistem për të kontrolluar “historinë” e Shpëtim Maxhunit. Një tjetër pistë që është duke e hetuar Policia e Kosovës, sipas informatave të gazetës, janë kamerat brenda objektit.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …