Sot ka filluar stërvitja më e madhe ushtarake e NATO-s që nga fundi i Luftës së Ftohtë

Sot ka filluar stërvitja më e madhe ushtarake e NATO-s që nga fundi i Luftës së Ftohtë

Sot ka filluar stërvitja më e madhe ushtarake e NATO-s që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Stërvitja ka nisur në Norvegji dhe do të vijojë deri më 7 nëntor. Rreth 50 mijë trupa, nga 31 vende, 29 anëtarë të NATO-s plus Suedinë dhe Finlandën, do të marrin pjesë në manovra. Ato organizohen në Norvegjinë Qendrore, në Atlantikun Verior e Detin Baltik, si dhe në hapësirën ajrore norvegjeze, suedeze dhe finlandeze. Në stërvitje marrin pjesë 20 mijë forca tokësore, 24 mijë personel marine, 3.500 trupa nga forca ajrore dhe rreth 2.300 specialistë logjistike dhe personel nga një varg komandash të NATO-s. Më shumë se 10 mijë mjete marrin pjesë në manovra, e sipas ushtrisë norvegjeze, autokolona e tyre shkon në 92 kilometra. Rreth 250 avionë dhe 65 anije janë përfshirë po ashtu, mes të cilave edhe luftanija bërthamore amerikane “USS Harry S. Truman”. Pesë vendet kryesore kontribuuese për stërvitjen  janë Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Norvegjia, Britania dhe Suedia.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Kryeministri Kurti po refuzon bashkëpunimin dhe po e kushtëzon kompromisin me nënshtrim të deputetëve

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka drejtuar kritika në adresë …