Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri thotë se duhet të rritet numri i noterëve të Kosovës

Tahiri: Zhvillimi i një procesi të vetingut në sistemin e drejtësisë është parakusht për rikthimin e besimit në drejtësi

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, është shprehur në favor të zhvillimit të një procesi të vetingut në sistemin e drejtësisë në Kosovë si parakusht që të rikthehet besimi i kosovarëve në këtë sistem. “Mënyra se si të bëhet ky proces është duke u shtjelluar në kuadër të reformave të nisura nga Ministria e Drejtësisë. Është nje proces tejet delikat dhe jam shumë i interesuar që të mos jetë proces i politizuar. Kosova do ta di saktë se cili do të jetë drejtimi që do ta marrë në këtë proces në qershor të vitit të ardhshëm”, ka thënë Tahiri në një emision televiviz. Ai ka thënë se që nga ardhja në krye të Ministrisë së Drejtësisë është përkushtuar në marrjen e reformave që do të krijonin një sistem të drejtësisë kredibil dhe të aftë për të përmbushur kerkesat e qytetarëve në mënyrë të pavarur dhe profesionale.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …