Thaçi: Kosova do të marrë pjesë në konferencën e Paqes në Paris, por aty nuk do të ketë dialog Kosovë – Serbi

Thaçi: Kosova do të marrë pjesë në konferencën e Paqes në Paris, por aty nuk do të ketë dialog Kosovë – Serbi

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi në një prononcim për media tha se Kosova do të marrë pjesë në konferencën e Paqes në Paris, por aty nuk do të ketë dialog Kosovë – Serbi. “Natyrisht se Kosova do të marrë pjesë sikur të tjerët në këtë konferencë të thirrur nga presidenti francez Macron. Kjo është një mundësi e mirë e promovimit të shtetit të Kosovës tek vendet që se kanë njohur Kosovën, por po e them se aty nuk do të ketë dialog Kosovë – Serbi por vetëm mundësi të afirmimit të shtetit”, tha ai. Kryetari po ashtu ftoi deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta tejkalojnë çështjen e dialogut. “Kuvendi duhet t’i kryejë punët e veta, presidenti punët e veta, spektri politik duhet ta tejkalojë këtë çështje”, shtoi Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …