Njazi Thaçi zgjidhet drejtor menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës

Njazi Thaçi zgjidhet drejtor menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës

Ka përfunduar procesi i përzgjedhjes se Drejtorit Menaxhues të KEK-ut. Njazi Thaçi ka dalë kandidati me i suksesshëm në garë për pozitën e Drejtorit Menaxhues të KEK-ut, duke marrë pikët maksimale në dy fazat e intervistimit. “Duke respektuar në përpikëri Ligji e Ndërmarrjeve Publike, sipas kritereve të konkursit, në një proces krejtësisht transparent dhe objektiv, në bashkëpunim të plotë me ekspertët e partnerit zbatues nga Ambasada Britanike, pasi kanë kaluar disa faza të intervistimit, Njazi Thaçi ka dalë kandidati me i suksesshëm në garë për pozitën e Drejtorit Menaxhues të KEK-ut, duke marrë pikët maksimale në dy fazat e intervistimit”, thuhet në njoftimin e KEK-ut. Komisionit i rekrutimit, i përbërë nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut dhe ekspertët e partnerit zbatues nga Ambasada Britanike kanë bërë vlerësimet e ndara për secilin kandidatë, duke i vlerësuar me pikët e arritura gjatë dy fazave të intervistimit.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …