Ministri Reçica priti në takim shefin e misionit të UNHCR-së në Kosovë, Erol Arduç

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica priti në takim shefin e Misionit të UNHCR-së në Kosovë, Erol Arduç, me të cilin biseduan rreth angazhimeve prioritare të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ministri Reçica dhe Arduç u dakorduan për thellim të bashkëpunimit nëpërmjet projekteve konkrete në fushat që mbulon MPMS.

Arduç falënderoi ministrin për pritjen dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar ndërkaq ministri Reçica tha e MPMS është e gatshme të forcojë edhe më tutje këtë bashkëpunim me UNHCR-në, nëpërmjet jetësimit të projekteve në të mirë të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …