Avdullah Hoti: LDK brenda tri ditëve do ta caktojë kandidatin për kreun e qeverisë

Avdullah Hoti: Qëllimi i seancës së jashtëzakonshme është që të vendosen vijat e kuqe në dialog me Serbinë

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të ketë debat parlamentar lidhur me angazhimet e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, për korrigjim të kufirit me Serbinë. Kjo seancë është caktuar pas kërkesës së partisë opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës në bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje. Shefi i deputetëve i partisë më të madhe opozitare në vend, Avdullah Hoti, ka thënë se qëllimi i seancës së jashtëzakonshme është që të vendosen vijat e kuqe në dialog me Serbinë. Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dje është shprehur optimist se Kosova është në rrugë të mbarë sa i përket arritjes së një dakordimi të gjerë mes spektrit politik lidhur me çështjen e dialogut. Ai pas mbledhjes së djeshme të Kryesisë së Kuvendit ka thënë se duhet të punohet me qëllim që të krijohet një platformë nacionale për këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …