Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj ka folur për investimet që janë bërë gjatë kohës sa ka qeverisur gjatë mandatit të kaluar

Kryetari Begaj, vazhdon ti mbajë dyert hapur për qytetarët

Si çdo të enjte, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka vazhduar me pritjen e qytetarëve në zyrën e tij, ku qytetarët, në mënyrë individuale apo grupore, kanë paraqitur para kryetarit, hallet dhe çështjet e tjera të tyre dhe të komunitetit. Në të gjitha rastet, kryetari Begaj, ka ofruar mbështetjen apo ka ofruare këshillat e nevojshme, për zgjidhjen e problemeve të caktuara, të cilat qytetarët i kanë paraqitur, gjatë takimeve me kryetarin. Problemet më të shumta të paraqitura, sikur edhe herëve tjera, janë problemet sociale dhe ekonomike, por edhe shqetësime tjera të komunitetit. Përndryshe, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, edhe pse asnjëherë nuk i kthen prapa qytetarët, gjatë ditëve tjera të punës, ditën e enjte, duke filluar nga 13:00, i pret palët në zyrën e tij, duke i mbajtur kështu dyert e hapura për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Sokol Haliti: UÇK-ja ishte dhe mbetet pjesë e historisë sonë të përbashkët

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti përmes një postimi në facebook ka shkruar …