Kryetari Jashari ka pritur ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari me drejtorët komunalë, ka pritur ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala me bashkëpunëtorë, me të cilin është diskutuar për mundësi të bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve në Skenderaj. “Kisha kënaqësi ta pres ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, me bashkëpunëtorë, ku kemi diskutuar mundësitë e bashkëpunimit konkret mes institucioneve tona. U dakorduam me ministrin Shala që të lëvizim përpara me krijimin e një inkubatori të bizneseve, i cili do t’iu ofrojë ndërmarrësve të rinj në Skenderaj mundësi të përshtatshme për zhvillimin e biznesit. Na mbetet neve si Komunë të identifikojmë një zonë të përshtatshme publike, për ngritjen e inkubatorit, kurse Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të financojë realizimin e këtij projekti që lidhet me zhvillimin ekonomik të komunës së Skenderajt”, është shprehur kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …