leoni

Memorandumi mes GIZ-it Gjerman dhe Komunës së Deçanit rezulton te jetë i suksesshëm

Në kuadër të projektit Shërbime të Qëndrueshme Komunale, grupi punues nga komuna e Deçanit dhe përfaqësues te GIZ-SMS, CEAE, B-conculting, kanë qëndruar në Durrës ku për 4 ditë radhazi kanë punuar rreth projektit për menaxhim të mbeturinave në komunën e Deçanit. Pos grupit punues përfaqësues te GIZ-SMS, CEAE, B-conculting i pranishëm në këtë punëtori ishte edhe i pari komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj. Komuna e Deçanit në  Janar të viti 2018 kishte nënshkruar një memorandum mirëkuptimi mes institucionit komunal dhe GIZ-it Gjerman. Ky memorandum bashkëpunimi ka rezultuar të jetë i suksesshëm me vet faktin se brenda kësaj periudhe kohore në tri faza të ndara komuna e Deçanit ka pranuar një numër të madh të kontejnerëve ku dhe është bërë shpërndarja e tyre. Në fazën e parë janë pranuar 1200 kontejner 240 litra, dhe 100 me 1.1. Në fazën e dytë  300 kontejner 240 litra dhe 30 me 1.1. Në faqen e tretë 100 kontejner më 240 litra dhe 65 me 1.1. Ndërsa komuna deri më tani ka siguruar 1200 kontejner. Rezultatet e këtij memorandumi do të vazhdojnë edhe më tutje, kjo është treguar përmes angazhimit të grupit punues nga komuna e Deçanit, përfaqësues te GIZ-SMS, CEAE, B-conculting, të cilët kishin si qëllim gjatë punëtorisë 4 ditore në Durrës këto pika: – Objektivat e arritura nga fillimi deri në muajin Tetor 2018. – Përcaktimi i tarifave të reja për gjeneruesit e mbeturinave. – Përpilimi i rregullores  së re për menaxhimin e mbeturinave. – Plotësimi në zgjerimin e grumbullimit për 11 fshatra të komunë së Deçanit: Hulaj, Lloqan, Sllup, Pobërgj, Voksh, Dranoc, Ratish i epërm, Ratish i Ulët, Dashinoc, Beleg, Lluk e Epërm. – Shkëmbimi i përvojave më bashkinë e Durrësit. – Objektivat për vitin 2019. Gjatë këtij trajnimi 4 ditorë, vizita në bashkinë e Durrësit konkretisht në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, ku ky grup punues është pritur nga zyrtarë të dikastereve përkatëse kishte për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe modalitete që ka qyteti i Durrësit dhe që mund të hyn në funksionin e komunës së Deçanit. Vlen të theksohet se komuna e Deçanit në bashkëpunim më GIZ-in dhe ndërmarrjen ,,Hixhena ‘’deri në javën e tret të muajit dhjetorë 2018 do të bëjnë  plotësim në zgjerimin  e mbulueshmërisë për këto 11 fshatra. Kjo mbulueshmëri do të jetë 47 ℅  në tërë territorin e komunës së Deçanit. Drejtori i Shërbimeve Publike Mbrojtje dhe Shpëtim Izet Zenuni, tregon se të gjitha ekonomit familjare dhe bizneset do të pajisen më kontejner të ri si dhe do të njoftohen rreth tarifës së re që e përcakton rregullorja komunale. Për pajisjen me kontejner të ri donatorë është  GIZI dhe Komuna e Deçanit. Ky projekt është synim dhe politikë e kryetarit të komunës Deçanit Bashkim Ramosaj,  për një Deçan Ekologjik dhe të pastër, ku qëllim kryesorë dhe si rekomandim nga kjo punëtori doli të jetë  që deri në qershor të vitit 2019 territori i komunës  së Deçanit të mbulohet më 74℅ të grumbullimit të mbeturinave. Po ashtu synim kryesor është ndërtimi i objektit të ri të ndërmarrjes ,,Hixhena” që do të filloi në  muajin Mars 2019  investim i komunë së Deçan

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …