leoni

Pandeli Majko

Pandeli Majko: Greket e treguan fytyrën e tyre terroriste, ne si gjithnjë treguam respekt e nderim për ta (!)

Ministri i Shtetit për Diasporën Shqiptare, Pandeli Majko ka reaguar pas thirrjeve raciste, fyese e poshtëruese  kundër shqiptarëve, nga grekët që merrnin pjesë në varrimin e terroristit, Kostandinos Kaçifa i ekzekutuar ditë më parë nga forcat RENEA. Majko ka thënë së ata e treguan fytyrën e tyre terroriste, ne treguam respektin.  “O të nderuar shqiptarë të irrituar me të drejtë; Zakoni i Shqiptarit e respekton aktin e cermonisë mortore, vdekja nuk ka ngjyrë! Ne respektuam vdekjen e një qenie humane qofte ky edhe terrorist, ata perfituan nga akti mortor dhe perdhosen te vdekurin dhe flamurin e tyre , asgje nuk na bën neve! U filmuan, skeduan dhe pas cermonisë së varrimit u arrestuan, tani që flasim janë në burg në Shqipëri dhe rrezikojne 2-3 vite burg! Ata treguan fytyren e tyre terroriste, ne treguam respektin dhe shpirtin human ndaj qenies njerëzore! Ne jemi NE, bijtë e Skenderbeut. Ata janë, ekstremistë e terrorist të lindur, bijtë e ASKUJT!”, ka shkruar Majko. Me keqardhje duhet konstatuar se bijtë e Skënderbeut nuk kanë pranuar fyerje e poshtërime nga Perandoria më e madhe e botës sikur ishte Turqia dhe tani politikanët tanë mjeranë bëjnë strucin nga frika prej terroritëve grekë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2025, me shumicë votash

I propozuari nga koalicioni VV&Alternativa dhe “Lista Guxo” Hekuran Murati, sërish nuk mori votat e mjaftueshme

I propozuari nga koalicioni “Vetëvendosje”, :Alternativa” dhe “Lista Guxo”, Hekuran Murati, sërish nuk mori votat …