Dy zëvendësministra vizitojnë Komunën e Skenderajt

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, ka pritur zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, dhe zëvendësministrin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Abdyl Ymeri, me të cilët ka diskutuar rreth bashkëpunimit dhe përkrahjes në projekte që kanë për qellim zhvillimin ekonomik të komunës së Skenderajt, në vazhdën e bashkëpunimit në mes të institucioneve qendrore dhe Komunës së Skenderajt. Nënkryetari Lushtaku gjithashtu i ka njoftuar zyrtarët qeveritarë rreth angazhimit të Komunës së Skenderajt, sa i përket zhvillimit ekonomik, synimeve të qeverisjes lokale për të sjell investitorë, dhe për të investuar komunën e Skenderajt, e cila tashmë ka krijuar kushte të përshtatshme për investime. Nënkryetari Lushtaku dhe dy zëvendësministrat u pajtuan që të vazhdojë bashkëpunimi ndërmjet Komunës dhe nivelit qendror, rreth përkrahjes së projekteve në të mirë të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …