leoni

U mbajt takimi i dytë i Forumit Lokal të Trashëgimisë Kulturore të Komunës së Vitisë

Në Viti është mbajtur takimi i dytë i Forumit Lokal të Trashëgimisë Kulturore të Komunës së Vitisë. Në kuadër të këtij takimi është mbajtur edhe një punëtori në të cilën është folur mbi Legjislacionin dhe sistemin e mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore në Kosovë, sistemin e planifikimit hapësinor dhe ndërlidhja me Trashëgiminë Kulturore në Kosovë, zhvillimin e Turizmit Lokal bazuar në Trashëgiminë Kulturore por edhe mbi gjendjen dhe planet e Komunës së Vitisë në Trashëgiminë Kulturore. Po ashtu grupet punuese kanë përgatitur dhe prezantuar SWOT analizën mbi këtë temë. Përndryshe në këtë takim kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira, Drejtori i DKRS-së Milot Lala si dhe përfaqësues të tjerë të angazhuar në këtë forum. Kurse bëhet me dije se ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit ”Cultural cross-border exchange initiative (MAKS FORUM)”, Fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosovo).

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim mësimdhënësin vitias, Nefail Rrahimi

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim mësimdhënësin vitias, Nefail …