Thaçi: Do të ndërmarr të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Kosovës ta kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre

Thaçi: Nëse Qeveria nuk e ka shumicën shikohet mundësia e interpretimeve tjera që janë në përputhje me Kushtetutën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj iu ka përgjigjur pyetjes së kryetarit, Hashim Thaçi, i cili një ditë më parë në një konferencë për media të mbajtur në Paris ka deklaruar se se Qeveria duhet të tregojë nëse i ka votat, apo jo. Kryeministri Haradinaj ka thënë para gazetarëve se janë dy pushtete të ndara dhe se presidenti duhet ta respektojë këtë. Një ditë më parë, presidenti Hashim Thaçi gjatë një konference për media në Paris, ka thënë se nëse Qeveria nuk i ka votat duhet të shikohen mundësitë e interpretimeve që janë në përputhshmëri me Kushtetutën se ata që e kanë shumicën e vazhdojnë qeverisjen. “Duhet të konfirmojë edhe zyrtarisht a e ke shumicën a po nuk e ka. Nëse Qeveria aktuale konfirmon se e ka shumicën vazhdon punën, nëse nuk konfirmon shumicën shikohet mundësia e interpretimeve tjera që janë në përputhshmëri me Kushtetutën që ata që bëjnë shumicën vazhdojnë qeverisjen”, ka deklaruar presidenti Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Adem Demaçi

Para 34 viteve Parlamenti Evropian nderoi Adem Demaçin me Çmimin ‘Saharov’

Parlamenti Evropian më 4 dhjetor 1991 i ndau Çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit veprimtarit …