LEKAJ INAUGUROI RRUGËN E BËRDOSANËS

I pari i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, inauguroi rrugën e asfaltuar të Bërdosanës. Ky projekt që ka gjatësi afër 1.6 kilometra e kosto rreth 120 mijë euro, e shkurton rrugën mes fshatrave të Gjakovës. Të hënën po ashtu ka përfunduar edhe  rruga e cila lidh Gjakovën me Deçanin. Kjo rrugë kalon pranë varrezave historike ( varrezat e Jagozit), më të vjetrat në Gjakovë. Ministri Lekaj duke i uruar qytetarët e kësaj ane tha se Ministria e Infrastrukturës është e përkushtuar që të realizoi projekte të denja për qytetarët. Deri më tani nga MI-ja janë investuar rreth 42 milionë euro  në komunat e Kosovës dhe investime të tilla do të ketë edhe në vitet në vijim. Kurse i pari i Gjakovës, Ardian Gjini, e falënderoi ministrin Lekaj dhe Qeverinë Haradinaj, për investimet e bëra në Gjakovë dhe më gjerë, duke thënë se kjo rrugë është neglizhuar nga qeverisja e kaluar, por që tash po inaugurohet falë investimeve të  Qeverisë së Kosovës më konkretisht Ministrisë së Infrastrukturës.

Kontrolloni gjithashtu

Gjendja nën kontroll dhe rrugët të kalueshme pas reshjeve të shiut në komunën e Vitisë,

Pas reshjeve të pandërprera të shiut gjatë natës, gjendja në Komunën e Vitisë paraqitet stabile. …