Haradinaj: AAK në asnjë rrethanë nuk do të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e një tavoline ku flitet për ndryshim kufijsh

Kryeministri Haradinaj thotë se kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po e synon një pjesë të veriut të Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, synon një pjesë të veriut të Kosovës, në shkëmbim të njohjes së pavarësisë së vendit. Ai ka thënë se serbët po provojnë të marrin pjesët e veriut të Kosovës, me pasuri natyrore. Haradinaj ka thënë se Serbia e do ndarjen e Kosovës, dhe se skenari për ndarje është i Vuçiqit, teksa ka folur për idenë e kryetarit Thaçi, për “korrigjim kufijsh” me Serbinë. Kryeministri ka thënë se e di shumë mirë se prekja e kufijve të vendit është skenar i Beogradit. Ai ka thënë se serbët e kanë ftuar edhe atë që të bëhet pjesë e këtij skenari për ndarjen e Kosovës. Haradinaj njihet si kundërshtar i madh i idesë së korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilën presidenti Thaçi thotë se nuk nënkupton në asnjë formë ndarje të Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Ferat Shala: Kërkesa për rritje prej rreth 20% prej tre operatorëve nuk është gjë e duhur për shkak të ekonomisë së vendit

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala e ka quajtur të paarsyeshme …