Po inspektohen punimet në Mushtisht

Në fshatin Mushtisht janë duke u zhvilluar shumë punë, në disa segmente, për rregullimin e infrastrukturës. Për të parë ecurinë e punimeve në këtë fshat ka shkuar kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, i cili gjatë vizitës së punimeve ka thënë se: “Në Mushtisht projektet për rregullimin e infrastrukturës, në shumë segmente rrugore janë në përfundim e sipër”. “Në secilin cep të territorit të Komunës së Suharekës, po punohet dhe ne nuk do të ndalemi”, ka shtuar kryetari Muharremaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gjendja nën kontroll dhe rrugët të kalueshme pas reshjeve të shiut në komunën e Vitisë,

Pas reshjeve të pandërprera të shiut gjatë natës, gjendja në Komunën e Vitisë paraqitet stabile. …