Biznesmenët shqiptarë në Danimarkë, të interesuar të investojnë në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur në një takim Naim Kadishanin, përfaqësues i Kompanisë Tembobyg nga qyteti Give i Danimarkës, i cili është një investitor i suksesshëm në fushën e ndërtimtarisë. Kadishani që shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij, është interesuar për klimën investive në komunën e Skenderajt, ndërkaq kryetari Jashari e ka njoftuar atë duke theksuar sigurinë që ofron Komuna sa iu përket investimeve nga jashtë. “Shprehu interesim të investojë në komunën tonë, me hapjen e një fabrike, që do të mundësojë zhvillim ekonomik dhe punësim të të papunëve. U pajtuam që të vazhdojmë të mbesin në kontakt, për hapat që do të ndërmerren në vazhdim sa i përket realizimit të projekteve në Skenderaj. Diskutuam edhe për mundësinë e binjakëzimit të Skenderajt me Komunën Sønderborg, dhe bashkëpunimit në shumë fusha të interesit të përbashkët”, ka theksuar kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Klubi i Çiklizmit “Bike Club Deçani” organizoi marshin simbolik për të nderuar Luan Haradinajn, në ditën e rënies së tij

Klubi i Çiklizmit “Bike Club Deçani” të martën më 6 maj organizuan marshin simbolik nga …