Ministri Gashi priti ministrin e Malit të Zi, Mehmed Zenka

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim Ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe Minoritete të Republikës së Malit të Zi, Mehmed Zenka, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunim mes dy ministrive. Ministri Zenka e ka falënderuar ministrin Gashi për pritjen dhe ka njoftuar ministrin për aktivitetet dhe punën që ministria që e udhëheq ai në Mal të Zi. Zenka u shpreh se ministria përkrah minoritetet në Mal të Zi përmes projekteve të shumta, me theks të kulturës e rinisë. Ai tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me ministrin Gashi për të realizuar projekte të përbashkëta që janë të interesit të dyanshëm në mënyrë që të rritet shkëmbimi i përvojave të mira dhe i profesionistëve të fushave të ndryshme. Ndërkaq, nga ana e tij, ministri Gashi, u shpreh se MKRS-ja është e gatshme që të bashkëpunojë dhe mbështesë projektet konkrete që janë me interes edhe për politikat e ministrisë tonë, por edhe që janë në favor qytetarëve të Republikës së Kosovës por edhe atyre të Republikës së Malit të Zi, pa përjashtim.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …