Rexhep Selimi: Ende pa filluar dialogu më Serbinë shihet mungesë e transparencës, kjo do t'i sjell vetëm dëme vendit

Rexhep Selimi thotë së fatkeqësia e Kosovës është se Lista Serbë ishte përcaktuese për votimin e qeverisë aktuale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se qasja e partisë së tij mbetet e njëjtë në raport me Qeverinë e Kosovës. Ai thotë se për momentin opozita edhe nëse bëhet bashkë nuk i ka numrat për rrëzimin e kësaj qeverie. “Ne po bëjmë një opozitarizëm aktiv. Na është dashur t’u kujtojmë se Qeveria është e pakicës, pasi as ligjet më të thjeshta nuk mund t’i kalojë në Kuvendin e Kosovës”, shprehet Selimi. Deputeti i Vetëvendosjes ka thënë se fatkeqësia e Kosovës është se Lista Serbë ishte përcaktuese për votimin e qeverisë aktuale. “Në vazhdimësi Lista Serbe po del të jetë përcaktuese edhe për funksionimin e Qeverisë edhe për institucionet tjera. Ne nuk ua kemi dhënë këtë pozicion, por këtë e ka bërë koalicioni qeverisës”. “Ne nuk bëjmë kalkulime e as pazare me Listën Serbe. Kjo nuk është efektive as parimore, pasi ajo dëshiron ta rrëzoj Qeverinë e Kosovës për arsye se kjo e fundit ka vendosur një taksë prej 10% për mallrat serbe. Lista Serbe në Kuvendin e Kosovës përfaqëson politikat e Serbisë dhe Vuçiqit e jo të serbëve të Kosovës, dhe ne nuk e kemi plan të bëhemi pjesë e këtij plani”, tha më tej deputeti i Vetëvendosjes. Ai thotë se Lista Serbe ka marrë qëndrimin e ri për shkak se ajo ka një plan, dhe ne nuk duhet të jemi pjesë e atij plani. “Në momentin kur partitë opozitare vendosin të iniciojnë një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, ne nuk ua ndalojmë deputetëve serb të votojnë për rrëzimin e Qeverisë, por nuk duhet të lejojmë që ata të jenë përcaktues dhe të determinojnë procesin”, tha Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Prokuroria Speciale në Hagë po përpiqet ta pamundësojë mbrojtjen e të akuzuarve

Gjykata Speciale në Hagë, në lëndën kundër krerëve të UÇK-së ka vendosur që të mos e dëgjohet sërish një dëshmitar i mbrojtur

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, në lëndën  gjyqësore kundër krerëve të UÇK-së është vendosur që të …