Ka filluar ndërtimi i një ure në Malishevë

Në periferi të qytetit të Malishevës, gjatë kohës së reshjeve të mëdha, për shkak të mungesë së urës, një pjesë e qytetit bllokohet nga vërshimet, ku si pasojë përmbyten hektarë të tërë të tokave bujqësore, si dhe disa familje mbesin të izoluara dhe shtëpitë e tyre, gjithashtu përmbyten nga uji. Për të evituar këtë problem, ka filluar ndërtimi i urës në këtë rrugë. Punimet në ndërtimin e urës kanë filluar më 14 nëntor dhe pritet të përfundojnë shpejt, ndërsa punimet i ka parë nga afër edhe i pari i Malishevës, Ragip Begaj me bashkëpunëtor. Ndërtimi i kësaj ure, përveç rëndësisë në qarkullimin e këtyre familjeve, ka rëndësi të madhe, edhe për parandalimin e vërshimeve. Ndërtimi i kësaj ure, bëhet në bashkëpunim mes Ministrisë së Bujqësisë, Komunës së Malishevës dhe Grupit Lokal të Veprimit “Llapusha”.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …