Në Han të Elezit fillon faza e trajnimit në kuadër të “Programi i Trajnimit për Vetëpunësim”

Në komunën e Hanit të Elezit filloi faza e realizimit të trajnimit për aplikuesit në kuadër të programit trajnues “Programi i Trajnimit për Vetëpunësim”. Pjesëmarrës në këtë program do të jenë 50 të rinj dhe të reja të komunës së Hanit të Elezit të cilët kanë plotësuar kriteret e programit. “Programi i Trajnimit për Vetëpunësim” mbështetet në idenë e përkrahjes së të rinjve në ndërmarrësi duke iu mundësuar që të zhvillojnë shkathtësitë që do të rrisin mundësitë e tyre për punësim dhe jetesë të qëndrueshme.Nënkryetari i komunës së Hanit të Elezit, Mallzum Qajani duke uruar përfituesit e këtij programi dhe donatorët e USAID-it EMPOWER Sektori Privat, në partneritet me Agjencinë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), tha se Komuna e Hanit të Elezit dhe organizata Help do të bashkëpunojnë me qëllim të nxitjes së punësimit dhe ndërmarrësisë tek të rinjtë e cenueshëm dhe me mundësi të kufizuara ekonomike të kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …